Vdes në moshën 95-vjeçare Daisaku Ikeda, ish-lideri shpirtëror i organizatës budiste Soka Gakkai

Vdes në moshën 95-vjeçare Daisaku Ikeda, ish-lideri shpirtëror i organizatës budiste Soka Gakkai

16:37, 18/11/2023
A+ Aa A-

Daisaku Ikeda, ish-kreu i organizatës budiste Soka Gakkai, ka vdekur në moshën 95-vjeçare, njoftoi sot kjo organizatë.

“Ai vdiq natën e 15 nëntorit në shtëpinë e tij në lagjen Shinjuku të Tokios”, tha Soka Gakkai në një deklaratë.

Daisaku Ikeda ka qenë prej kohësh udhëheqësi shpirtëror i kësaj organizate budiste të njohur jashtë vendit për shoqërimin e saj me të famshëm, duke përfshirë yllin e Hollivudit Orlando Bloom dhe në Japoni për ndikimin e saj politik.

Kjo organizatë, e cila u themelua në vitin 1930, ka, sipas saj, 12 milionë anëtarë në 192 vende dhe territore në mbarë botën.

Daisaku Ikeda ndihmoi në rritjen e ndikimit të Soka Gakkai në Japoni dhe në mbarë botën dhe kishte udhëtuar në mbi 50 vende për të zhvilluar bisedime me liderë duke përfshirë ish-kryeministrin kinez Chu Enlai dhe ish-udhëheqësin sovjetik Mikhail Gorbachev.

Ai gjithashtu bashkëthemeloi Komeito (1964), një parti politike centriste që është pjesë e koalicionit qeverisës të Partisë Liberal Demokratike në Japoni.

Ikeda “luajti një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes, kulturës dhe arsimit në Japoni dhe jashtë saj”, shkroi kryeministri japonez Fumio Kishida në një postim në Platformën X, duke vënë në dukje gjithashtu se ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në histori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco