Ndodhi: Burri përpiqet të vrasë veten, iu mbush mendja se ishte me kancer duke lexuar në internet

Ndodhi: Burri përpiqet të vrasë veten, iu mbush mendja se ishte me kancer duke lexuar në internet

14:26, 16/11/2023
A+ Aa A-

Një burrë rumun u shpëtua kohët e fundit nga mjekët, pasi preu damarët e dorës me presë elektrike sepse ishte i bindur se kishte kancer në zorrën e trashë, thjesht duke lexuar në lidhje me simptomat e tij në Google, në internet.

Ngjarja e habitshme ka ndodhur të shtunën në qytetin rumun Botosani. Burri i paidentifikuar kishte qenë në depresion për shkak të dhimbjes në zorrën e trashë që kishte përjetuar për një kohë, por gruaja e tij nuk dyshoi se sa shumë qe dëshpëruar për këtë.

Në një moment, ai i tha bashkëshortes së tij se do të shkonte në shtëpi për të marrë dru zjarri për të ngrohur ujin, por kishte plane të rrezikshme në kokën.

Pak minuta më vonë, gruaja mori një mesazh nga burri i saj që i thoshte se i vinte keq dhe se ajo kishte qenë një grua e mirë.

Për fat, e shoqja  e kuptoi menjëherë se diçka nuk ishte në rregull dhe vrapoi drejt shtëpisë, ku gjeti burrin me një sharrë hekuri elektrike këndor në njërën dorë dhe me dorën tjetër pothuajse të prerë plotësisht…

Gruaja thirri një ambulancë dhe një ekip ndihmës mjekësh mbërriti shpejt për të stabilizuar burrin e gjakosur.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Mavormati, ku mori kujdesin e nevojshëm për të ndaluar gjakderdhjen e madhe. Për fat të mirë, në atë moment ishte edhe një ekip i kirurgjisë plastike, kështu që atij ia ngjitën dorën sërish.

Që atëherë ai është transferuar në një spital tjetër në Iasi, ku mjekët po përpiqen t’i shpëtojnë lëvizjen e dorës së majtë.

Të afërmit e burrit u thanë hetuesve se ai kishte përjetuar dhimbje në zorrën e trashë për një kohë dhe se ishte bindur se kishte kancer në zorrën e trashë pasi kishte lexuar për simptomat e tij. Ai nuk e kishte vrarë mendjen që të kontrollohej tek një mjek specialist për problemet e tij, po përkundrazi e kishte vendosur diagnozën me mendjen e tij dhe ndaj ishte zhytur në një depresion të thellë.

​Shtypi rumun njofton se pacienti tani po shërohet dhe se po i bëjnë analizat për simptomat që e bënë atë të dëshpërohej aq shumë sa të priste dorën tek kyçi me sharrë elektrike metali.

Interneti është një gjë e mrekullueshme ku mund të gjeni një mori informacionesh vërtet të dobishme, por mund të jetë gjithashtu tepër i rrezikshëm për njerëzit që nuk kanë aftësinë për të kuptuar se thjesht nuk mund të besoni gjithçka që gjeni në internet, veçanërisht informacionin mjekësor.

Vetë-diagnostikimi është një problem real në mbarë botën dhe ndonjëherë mund të ketë pasoja fatale.

Në Rumani, shifrat për vetëdiagnostikim dhe vetëmjekim janë alarmante. Tre të katërtat e rumunëve marrin ilaçe pa u konsultuar me mjekun. Rumunët marrin dy herë më shumë pilula pa recetë në krahasim me mesataren e BE dhe gjysma e prindërve i kurojnë fëmijët me ilaçe të papërshtatshme./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco