26 viktima dhe 53 të plagosur pasi një godinë mori flakë në Kinë

26 viktima dhe 53 të plagosur pasi një godinë mori flakë në Kinë

12:45, 16/11/2023
A+ Aa A-

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën në Kinë, pasi zyrat e një kompanie qymyri u përfshinë nga flakët.

Mediat shtetërore kanë njoftuar mëngjesin e së enjtes se nga dhjetëra të avakuuar nga ndërtesa 4 katëshe, 63 janë dërguar në spital për shkak të plagëve nga flakët dhe asfiksia.

Zjarri është vënë nën kontroll por shkaqet e tij nuk dihen ende ndërsa kanë filluar hetimet.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që dilte nga ndërtesa.

Provinca ku ka ndodhur ngjarja është prodhuesi më i madh i qymyrit në vend, teksa aksidentet industriale, që rezultojnë në zjarre, ndodhin shpesh në Kinë për shkak të zbatimit të dobët të standardeve të sigurisë.

Në prill të këtij viti, 29 persona vdiqën në një zjarr në spital në kryeqytetin e Pekinit , duke shkaktuar zemërim publik pasi shumë venë në dyshim mungesën e raportimit për incidentin dhe të afërmit e pacientëve nuk u informuan më herët.

Tetorin e kaluar, një shpërthim në një restorant barbekju shkaktoi vdekjen e 31 personave.

Prodhuesit e qymyrit të Kinës janë gjithashtu nën vëzhgim për një seri aksidentesh në miniera në muajt e fundit, gjë që ka ndikuar edhe në prodhim pasi minierat ndalojnë punën për inspektime sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco