Plagosen 7 izraelitë nga të shtënat në Kuds

Plagosen 7 izraelitë nga të shtënat në Kuds

12:21, 16/11/2023
A+ Aa A-

Shtatë izraelitë u plagosën sot nga të shtënat në Kudsin Lindor të pushtuar.  Policia izraelite tha se sulmi ndodhi pranë një postblloku në jug të Kudsit Lindor.

Shërbimi i shpëtimit “Magen David Adom” bëri të ditur se njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia tha se vrau 3 persona të dyshuar si pjesëmarrës në sulm. Tensionet po rriten në territoret palestineze gjatë ofensivës ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar të Hamasit më 7 tetor.

Të paktën 11.500 palestinezë janë vrarë, përfshirë rreth 7.900 gra dhe fëmijë ndërsa më shumë se 29.800 janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore izraelite në Rripin e Gazës.

Mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami dhe kisha u dëmtuan ose u shkatërruan në ofensivën izraelite. Izraeli vlerëson se të paktën 239 izraelitë, përfshirë personel ushtarak dhe civilë, po mbahen në Rripin e Gazës. Autoritetet izraelite kanë rishikuar numrin e izraelitëve të vrarë që nga 7 tetori në rreth 1.200.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco