Lufta Hamas-Izrael/ Macron ‘dënon ashpërsisht’ bombardimin e infrastrukturës civile

Lufta Hamas-Izrael/ Macron ‘dënon ashpërsisht’ bombardimin e infrastrukturës civile

19:26, 15/11/2023
A+ Aa A-

Presidenti francez Emmanuel Macron ka përsëritur sot në terma më të ashpra dënesën e tij për bombardimin e infrastrukturës civile në konfliktin brutal mes ushtrisë së Izraelit dhe grupit Hamas.

Në një konferencë për shtyp gjatë vizitës në Bernë të Zvicrës, Macron u shpreh se “ne dënojmë në termat më të ashpra të gjitha bombardimet e infrastrukturës civile, e cila duhet ë mbrohet sipas ligjit ndërkombëtar”.

Zhvillimi vjen teksa dhe dy ditë më parë Macron i bënte thirrje Izraelit të ndalojë vrasjet e bebeve, grave dhe të të moshuarve në Gaza, teksa presioni ndërkombëtar shtohet ngadalë përballë vdekjeve të paprecedenta atje.

Në një intervistë me rrjetin BBC, Macron kishte thënë se “nuk ka justifikim” për bombardime të tilla dhe se një armëpushim do të ishte me avantazh për Izraelin.

“Nuk ka zgjidhje tjetër përveç krizës humanitare, e cila lejon mbrojtjen e civilëve … e të gjithë civilëve që nuk kanë lidhje me terroristët”.

“Sot civilët po bombardohen– de facto. Këto bebe, gra, e pleq po bombardohen dhe po vriten. Për këtë nuk ka arsye dhe as legjitimitet. Nxisim Izraelin të ndalojë”, shtoi Macron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco