Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

‘Kufij’ për gjyqtarët në SHBA, Gjykata e Lartë miraton Kodin e Etik pas skandaleve të dhuratave: Kujdes me partitë politike

‘Kufij’ për gjyqtarët në SHBA, Gjykata e Lartë miraton Kodin e Etik pas skandaleve të dhuratave: Kujdes me partitë politike

15:02, 14/11/2023
A+ Aa A-

Rregulla të reja etike për gjyqtarët amerikanë. Gjykata e lartë punlikon udhëzimin për sjelljen dhe raportin e tyre me çështjet që trajtojnë.

Gjykata e Lartë e SHBA për herë të parë ka vendosur rregullat të etikës për nëntë gjyqtarët e saj, që prej kodit rregullator të miratuar që në 1973-shin.

"Kodi i sjelljes" me nëntë faqe vjen pasi organi ligjor më i fuqishëm në Amerikë është nën kontroll në rritje pas raporteve të fundit për dhurata dhe festa të mbajtura nga juristët e tij.

Gjykata ka publikuar një "deklaratë mbi parimet dhe praktikat e etikës" në fillim të këtij viti, por tashmë ofrohen shumë detaje.

Në një paragraf që prezanton udhëzimin, gjyqtarët thanë se ata kishin respektuar prej kohësh rregulla etike të pashkruara që rrjedhin nga një sërë burimesh, duke përfshirë kodin e gjykatave më të ulëta.

Mungesa e rregullave të qarta,sipas tyre, çoi në "keqkuptimin" se gjyqtarët e shihnin veten si të pakufizuar etikisht.

Sipas lajmit të publikuar nga BBC, kodi nuk përmban asnjë mekanizëm detyrues.

Rregullat janë të ndara në katër seksione kryesore.

Gjyqtarët këshillohen të marrin në konsiderate kujedin për të folurit të një ngjarje për të mos krijuar një pamje të pahijshme në sy të publikut

Udhëzimi vë në dukje se shumica e shoqatave akademike, ligjore, fetare ose kulturore nuk do të paraqesnin një problem të tillë, ndërsa ngjarjet e lidhura me partitë politike ose fushatat, po.

Teleskopi hapësinor ‘James Webb’ zbulon dy galaktika të reja të largëta

Gjykata gjithashtu përcaktoi rrethanat në të cilat gjyqtarët duhet të skualifikohen nga pjesëmarrja në një çështje.

Ato përfshijnë rastet kur ka një paragjykim në lidhje me një palë në çështje ose ka një interes financiar ose tjetër që mund të ndikojë në rezultatin e procedurës.

"Është vetëm një gjysmë mase” thotë Steve Vladeck, profesor i Shkollës Juridike të Universitetit të Teksasit.

Shpërthimi i vullkanit “Etna”, shihni pamjet spektakolare

"Edhe rregullat më rigoroze të etikës nuk kanë shumë rëndësi pa disa mjete për t'u siguruar që ato ndiqen”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco