Indonezia thirrje presidentit Biden: Merrni masa, të vendoset armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

Indonezia thirrje presidentit Biden: Merrni masa, të vendoset armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

08:50, 14/11/2023
A+ Aa A-

Presidenti indonezian Joko Widodo i ka bërë presion homologut të tij amerikan, Joe Biden, që të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të arritur një armëpushim në konflikt.

“Indonezia i bëri thirrje SHBA-së që të bëjë më shumë për të ndaluar mizoritë në Gaza,” tha Widodo pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë të hënën. “Armëpushimi është një domosdoshmëri për hir të njerëzimit.”, tha ai.

Ai më herët tha se do t’i sillte Biden një “mesazh shumë të fortë” nga një samit i përbashkët i liderëve arabë dhe myslimanë gjatë fundjavës, i cili bëri thirrje për përfundimin e luftimeve dhe dënoi Izraelin. Indonezia ka popullsinë më të madhe myslimane në botë. Widodo tha gjithashtu përpara takimit të tij me presidentin amerikan se ai do t’i jepte një mesazh specifik Bidenit nga udhëheqësi palestinez Mahmud Abbas.

SHBA deri më tani ka refuzuar thirrjet për një armëpushim, duke thënë se kjo do të lejonte Hamasin të rigrupohet dhe të sulmojë përsëri. Në vend të kësaj, ajo ka bërë presion për pauza më të gjata humanitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco