Ushtarët izraelitë pretendojnë se kanë marrë nën kontroll Parlamentin e Gazës

Ushtarët izraelitë pretendojnë se kanë marrë nën kontroll Parlamentin e Gazës

22:22, 13/11/2023
A+ Aa A-

 Është publikuar një fotografi që disa media izraelite raportuan se tregon anëtarë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) duke hyrë në parlamentin në Gaza.

Fotografia fillimisht është publikuar në rrjetet sociale, ndërsa më pas është publikuar nga portalet izraelite Haaretz, Jerusalem Post dhe The Times of Israel.

Times of Israel raportoi se fotografia është bërë pasi ushtarët pushtuan parlamentin, transmeton Telegrafi.

Ata theksuan se anëtarët e organizatës militante palestineze Hamas kanë qenë përfaqësuesit e vetëm në këtë parlament që nga viti 2007, kur fituan pushtetin në këtë pjesë të Palestinës.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, deklaroi më herët këtë mbrëmje se Hamasi ka humbur kontrollin e Gazës dhe se IDF është në rrugën e saj për ta marrë plotësisht Gazës.

Ofensiva izraelite pason një sulm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, për të cilin autoritetet e vendit pretendojnë se vrau më shumë se 1000 njerëz dhe në të cilin Hamasi kapi një numër të madh izraelitësh.

Ndërsa izraelitët pretendojnë se ofensiva e tyre është e drejtuar vetëm kundër Hamasit, autoriteti palestinez pretendon se ofensiva po vret civilë dhe po shkatërron infrastrukturën civile.

Sipas autoritetit palestinez, më shumë se 11,000 njerëz u vranë në ofensivë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco