U rikthye në politikë pas 7-vitesh, Cameroon reagon pasi u emërua Sekretar i Jashtëm

U rikthye në politikë pas 7-vitesh, Cameroon reagon pasi u emërua Sekretar i Jashtëm

12:21, 13/11/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri David Cameron u rikthye këtë të hënë në politikën aktive, pas largimit të tij përfundimtar në vitin 2016.

Cameroon e emërua si Sekretar i jahstëm në kabinetin e kryeministrit Rishi Sunak, pavarësisht përplasjeve në të kaluarën.

Pasi mori postin dhe u largua nga 10 Doëning Street, drejt Ministrisë së Jashtme, Cameroon bëri dhe reagimin e parë në rrjetin social “X”.

“Ndërsa kam qenë jashtë politikës së vijës së parë për shtatë vitet e fundit, shpresoj që përvoja ime – si Lider Konservator për njëmbëdhjetë vjet dhe Kryeministër për gjashtë vite – do të më ndihmojë të ndihmoj kryeministrin, Sunak”, shkroi Cameron.

Ai shtoi se, megjithëse mund të ketë patur “mospajtime me disa vendime individuale” të marra nga Sunak, Kryeministri është një udhëheqës “i fortë dhe i aftë”.

Kryeministri Rishi Sunakshkarkoi këtë të hënë, Sekretaren e Brendshme Suella Braverman dhe emëroi në vend të saj Sekretarin e Jashtëm James Cleverly.

Vakancën e lënë nga Cleverly, Sunak zgjodhi ta plotësonte duke rikthyer dhe njëherë në politikë ish-kryeministrin Cameroon.

Sunak njoftoi gjithashtu dhe largimin e dy ministrave të tjerë, Nick Gibb Sekretar i Arsimit dhe Neil O’Brien, Sekretar i Shëndetësisë.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar duket se vijnë në kuadër të zgjedhjeve të ardhme parlamentare, ku konservatorët ndodhen në pozita të vështira.

Me ndryshimet e bëra Sunak dëshiron të vendosë autoritetin e tij dhe të rifreskojë qeverinë për përballjen e ardhshme elektorale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco