Izraeli sheh shenja jete në videon e pengjeve të dërguar në Gaza Pengët Hannah Katzir, 77 vjeçe dhe Yagil Yaakov, 13 vjeçe, shihen në një klip propagandistik të transmetuar më 9 nëntor 2023 nga grupi terrorist i Xhihadit Islamik Palestinez

Izraeli sheh shenja jete në videon e pengjeve të dërguar në Gaza

10:08, 10/11/2023
A+ Aa A-

Krahu i armatosur i Xhihadit Islamik Palestinez ka postuar video të dy pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza.

Grupi tha se ishte i përgatitur të lironte një grua 77-vjeçare dhe një djalë 13-vjeçar për arsye humanitare dhe mjekësore, por vetëm nëse do të respektoheshin "masat e duhura".

Izraeli i përshkroi videot si një shenjë të rëndësishme që janë gjallë, por nuk pranoi të thoshte nëse ato do të publikoheshin.

Kjo do të ndikonte në "terrorin psikologjik” të rrëmbyesve, tha ai.

Në video shihen dy pengjet duke iu drejtuar kamerës.

Gruaja, Hanna Katsir, një grua rreth të 70-tave, shihet e ulur në një karrige me rrota. Ajo u rrëmbye nga kibuci Nir Oz më 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin.

I dyti është një djalë adoleshent nga i njëjti komunitet. Yagil 13 vjeç dhe vëllai i tij Or ishin vetëm në shtëpi kur terroristët i rrëmbyen. Ata u fshehën në dhomën e sigurt dhe kishin folur me nënën e tyre në telefon dhe i thanë se terroristët ishin aty.

Të dy pengjet kritikojnë ashpër kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Është e paqartë nëse ata po lexojnë nga një skenar.

BBC nuk do ta transmetojë vetë klipin, i cili zgjat më shumë se tre minuta. Të burgosurit e luftës dhe pengjet mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe BBC nuk transmeton materiale që mund të jenë filmuar nën presion.

Më herët, presidenti izraelit, Isaac Herzog, hodhi poshtë raportet se një marrëveshje për lirimin e disa prej pengjeve të mbajtura në Gaza mund të jetë e afërt.

Kush janë pengjet e marra nga Hamasi nga Izraeli?

Ushtria izraelite thotë se 242 persona mbahen peng në Gaza. Katër pengje janë liruar dhe një tjetër është liruar nga forcat izraelite.

Hamasi thotë se i ka fshehur pengjet që mban në "vende dhe tunele të sigurta" brenda Gazës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë thënë më parë se te pengjet përfshihen 20 fëmijë dhe 10 deri në 20 persona të të moshës mbi 60 vjeç.

Presidenti Herzog tha të enjten se nuk kishte parë ndonjë informacion me rëndësi mbi temën e lëshimeve të mundshme.

Ai foli ndërsa kryeministri i Katarit priti një takim në Doha me krerët e CIA-s dhe Mossad-it, gjatë të cilit thuhet se diskutuan kushtet e mundshme të një marrëveshjeje për lirimin e më shumë pengjeve.

Ndërkohë dy zyrtarë të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe Khaled Meshaal, mbërritën në Kajro, ku burimet thanë se u takuan me kreun e shërbimit sekret egjiptian Abbas Kamel.

Rrjetet e Katarit dhe ato egjiptiane kanë thënë se emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, pritet të vizitojë Kajron nesër./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco