Kundërpërgjigje pas sulmit me dron në një shkollë/ Ushtria izraelite godet një organizatë në Siri

Kundërpërgjigje pas sulmit me dron në një shkollë/ Ushtria izraelite godet një organizatë në Siri

08:18, 10/11/2023
A+ Aa A-

 

Ushtria izraelite ka thënë se ka goditur një organizatë në Siri, e cila tha se qëndron pas rrëzimit të dronit të së enjtes në një shkollë në Izraelin jugor. Droni goditi një shkollë fillore dhe nuk shkaktoi asnjë lëndim.

“Në përgjigje të një UAV (drone) nga Siria që goditi një shkollë në Eilat, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) goditën organizatën që kreu sulmin,” tha ushtria në X.

IDF nuk e identifikoi grupin, por tha se “e mban regjimin sirian plotësisht përgjegjës për çdo aktivitet terrorist që buron nga territori i tij”. Siria ende nuk i është përgjigjur deklaratës së Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco