Pauzat humanitare për largimin e palestinezëve, zyrtari i lartë jep detajet: Do të jenë për zona specifike në Gaza

Pauzat humanitare për largimin e palestinezëve, zyrtari i lartë jep detajet: Do të jenë për zona specifike në Gaza

22:33, 09/11/2023
A+ Aa A-

Zyrtari i lartë izraelit zbuloi disa detaje në lidhje me pauzat humanitare katër-orëshe në operacionet ushtarake, të cilat do të jenë të lokalizuara, pra pritet të hyjnë në fuqi në zona të veçanta.

Një lagje ose zonë do të njoftohet disa orë përpara se do të ketë një pauzë, për t’u dhënë njerëzve në veri mundësinë për të udhëtuar në jug për ndihmë dhe lehtësim.

“Sulmet izraelite vazhdojnë në Gazën jugore dhe lagjet jugore gjithashtu mund të marrin njoftime për pauza në mënyrë që banorët të mund të dalin jashtë dhe të marrin gjithashtu lehtësim“, tha zyrtari, teksa shtoi se do të nisin shumë shpejt pauzat.

Zyrtari argumentoi se duke parë njerëz që largohen nga Gaza veriore në ditët e fundit për t’u nisur drejt jugut është një tregues se Hamasi po humbet kontrollin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco