Netanyahu refuzon Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka armëpushim, luftimet vazhdojnë

Netanyahu refuzon Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka armëpushim, luftimet vazhdojnë

20:05, 09/11/2023
A+ Aa A-

Pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se Izraeli  kishte rënë dakord për një armëpushim prej disa orësh në Rripin verior të Gazës çdo ditë, zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se luftimet vazhdonin dhe nuk do të kishte armëpushim pa lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

"Izraeli lejon korridore të sigurta tranzite nga veriu i Rripit të Gazës në jug."Vetëm të mërkurën, rreth 50,000 palestinezë përdorën këtë korridor për t'u nisur drejt jugut", thuhet në deklaratë, duke i bërë thirrje edhe një herë popullatës civile në Gaza që të evakuohen në jug.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se Izraeli do të zbatojë çdo ditë pauza katër-orëshe në luftimet në zona të caktuara në veri të Rripit të Gazës.

Kirby tha se njoftimet për pushimet do të bëhen tre orë para fillimit të tyre, njoftoi transmetuesi amerikan NBC News.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco