Në dy shkolla të Hamburgut kërcënojnë mësuesit, 400 policë u angazhuan për të arrestuar katër nxënës

Në dy shkolla të Hamburgut kërcënojnë mësuesit, 400 policë u angazhuan për të arrestuar katër nxënës

10:52, 09/11/2023
A+ Aa A-

Katër nxënës janë arrestuar dje nga policia gjermane, pasi disa mësues të dy shkollave në Hamburg, u kërcënuan rëndë.

Policia atyre u ka konfiskuar dy armë lodër.

Bëhet fjalë për dy 12-vjeçare, një 13-vjeçar dhe një 14-vjeçare. Një nga 12-vjeçarët dhe 13-vjeçari dyshohen se kanë kërcënuar me armë një mësuese në një klasë në një shkollë rrethi në Blankenese.

Lidhur me këtë rast, sipas mediumit ndr, 400 policë ishin angazhuar në detyrë, ndërsa edhe një helikopter ishte aktiv me orë të tëra.

Në mbrëmje u bë e ditur se kishte një situatë të ngjashme kërcënimi në shkollën Mendelssohnstrasse në rrethin Bahrenfeld. Mësohet se atje është kërcënuar edhe një mësues. Situata në të dyja shkollat ​​ka qenë sërish e qetë mbrëmjen e së mërkurës. Raportohet se askush nuk u lëndua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco