Izraeli hyn në 'zemër' të Gazës: Do sulmojmë Hamasin nga të gjitha drejtimet

Izraeli hyn në 'zemër' të Gazës: Do sulmojmë Hamasin nga të gjitha drejtimet

22:38, 07/11/2023
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes në Izrael bën me dije se tashmë trupat ushtarake kanë hyrë në zemër të qytetit të Gazës me misionin e vetëm për të shkatërruar militantët e Hamasit në çdo qelizë.

“Trupat mësynë nga veriu, jugu dhe ishin në koordinim të plotë me ofensivën nga ajri dhe deti”, deklaroi ministri Gallant në një deklaratë për mediat.

“Ushtarët po ecin hap pas hapi me mjete të blinduara, tanke dhe kanë një synim të vetëm, ai është Hamasi, infrastruktura e tij, bunkerët dhe mjetet e komunikimit”, shtoi ministri.

Pak më vonë, lajmi u konfirmua dhe nga kryeministri Netanyahu i cili shtoi se Gaza është e rrethuar totalisht dhe trupat ndodhen brenda saj. Ai ripërsëriti qëndrimin se nuk do të ketë një armëpushim deri në lirimin e të gjitha pengjeve.

Kreu i qeverisë izraelite shtoi se operacioni nuk do të ndalojë dhe për këtë arsye iu kërkoi civilëve palestinezë që të dislokohen për në jug.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco