Mbështeti Palestinën në një peticion për luftën, shkrimtarja e 'New York Times' detyrohet të japë dorëheqjen

Mbështeti Palestinën në një peticion për luftën, shkrimtarja e 'New York Times' detyrohet të japë dorëheqjen

17:10, 06/11/2023
A+ Aa A-

Një shkrimtare e revistës New York Times, e vlerësuar me çmime, dha dorëheqjen nga botimi të premten pasi nënshkroi një letër që kritikonte luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza, shkruajnë mediat e huaja. 

Jazmine Hughes, e cila gjithashtu kishte punuar më parë si redaktore për revistën, nënshkroi peticionin "Shkrimtarët kundër luftës në Gaza", i cili e etiketon luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza një "gjenocid".

 Jake Silverstein, redaktori i revistës, njoftoi dorëheqjen e Hughes në një mesazh të stafit të premten. 

“Ndërsa unë respektoj se ajo ka bindje të forta, kjo ishte një shkelje e qartë e politikës së The Times për protestën publike.Kjo politikë, të cilën unë e mbështes plotësisht, është një pjesë e rëndësishme e angazhimit tonë për pavarësi", tha Silverstein.

Shkrimtari kontribuues i New York Times Magazine Jamie Lauren Keiles, i cili gjithashtu nënshkroi peticionin, njoftoi të premten se nuk do të kontribuonte më në botim. Ai tha se lidhja me Times e dëmtoi shkrimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco