Ministri i Jashtëm jordanez: Izraeli po humbet humanitetin e tij

Ministri i Jashtëm jordanez: Izraeli po humbet humanitetin e tij

20:40, 05/11/2023
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi tha se “Izraeli po e humb njerëzimin e tij në këtë luftë”. Ai u shpreh se bota ishte duke parë me tronditje të madhe atë që Izraeli po u sjell banorëve të Gazës.

“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është që të gjithë të kuptojnë se kjo çmenduri nuk mund të vazhdojë dhe se kjo luftë duhet të ndalet,” tha ai në një intervistë për median britanike Sky Neës.

 “Askush nuk po përfiton, përkundrazi të gjithë po humbasin. Palestinezët po humbasin jetën e tyre, njerëzit në rajon po humbasin besimin dhe Izraeli po humbet njerëzimin e tij në këtë luftë,” tha ai.

Safadi tha se një armëpushim ishte i rëndësishëm sepse do të “ndalonte vrasjen e të pafajshmëve”. “Armëpushimi është i domosdoshëm sepse me çdo minutë që kalon pa armëpushim, fotografitë që shfaqen në TV tregojnë koston njerëzore që po paguhet”, shtoi ai.

Ministri tha se Jordania ka luajtur gjithmonë një rol në përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen në rajon. “Problemi është se ne po punojmë me një qeveri izraelite që nuk ka treguar interes për këtë.”, tha Safadi duke shtuar se lufta “vetëm do t’i përkeqësojë gjërat për brezat që do të vijnë”.

“Sasia e urrejtjes që po prodhon kjo luftë është përtej imagjinatës. Kjo urrejtje do të përcaktojë brezat që do të vijnë.”, shtoi ministri jordanez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco