Netanyahu: Nuk ka armëpushim nëse nuk kthehen pengjet

Netanyahu: Nuk ka armëpushim nëse nuk kthehen pengjet

16:36, 05/11/2023
A+ Aa A-

Benjamin Netanyahu ka përjashtuar edhe një herë çdo lloj armëpushimi në Gaza derisa të gjithë pengjet e kapur nga Hamasi të lirohen. Kryeministri izraelit ka refuzuar vazhdimisht thirrjet për një pauzë në luftime.

Këtë koment ai e bëri gjatë një vizite të dielën në një bazë ajrore në jug të Izraelit. Ai foli me pilotët e avionëve luftarakë dhe helikopterëve dhe theksoi se “nuk do të ketë armëpushim nëse nuk kthehen pengjet”.

“Nuk do të ketë armëpushim pa kthimin e pengjeve tanë, ne ua themi këtë si armiqve tanë dhe miqve tanë. Ne do të vazhdojmë derisa t’i mundim ata,” u tha ai ekuipazheve ajrore dhe tokësore në bazën e forcave ajrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco