Boris Johnson pyeti shkencëtarët gjatë pandemisë: A vritet coronavirusi me tharëse flokësh?

Boris Johnson pyeti shkencëtarët gjatë pandemisë: A vritet coronavirusi me tharëse flokësh?

23:30, 01/11/2023
A+ Aa A-

Gjatë pandemisë së coronavirusit, ish-kryeministri britanik, Boris Johnson pyeti shkencëtarët më të mirë britanik nëse ishte e mundur të vritet virusi me tharëse flokësh.

Kështu tha sot ish-asistenti i tij kryesor, Dominic Cummings, raporton bbc.

Cummings, në një tekst me shkrim si pjesë e hetimit për COVID-19, tha se në një moment të pandemisë, Johnson “përcillte një video të një burri që kishte vendosur një tharëse flokësh speciale në hundë për të mbytur virusin”.

Cummings, i cili u shkarkua nga Johnson në vitin 2020, tha në dokumentin 115 faqesh se ai më pas pyeti këshilltarin kryesor shkencor të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Patrick Vallance dhe shefin e mjekësisë, Chris Whitty “çfarë mendonin”. Dosja nuk tregon se si u përgjigjën zyrtarët e lartë.

Videoja, të cilën Johnson ua dërgoi këshilltarëve dhe zyrtarëve të lartë përmes aplikacionit WhatsApp, që atëherë është hequr nga YouTube.

Ish-kryeministri, si dhe pasardhësi i tij Rishi Sunak, pritet të dëshmojnë rreth hetimeve për periudhën e pandemisë. 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco