Analiza e BBC/ Ushtarët izraelitë të vrarë janë një shenjë e asaj se çfarë i pret

Analiza e BBC/ Ushtarët izraelitë të vrarë janë një shenjë e asaj se çfarë i pret

19:42, 01/11/2023
A+ Aa A-

16 ushtarë izraelitë janë vrarë që nga e marta. Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga Izraeli, ndërsa ky duket një tregues i asaj se çfarë i pret ata në Gaza

Nga Jeremy Bowen, BBC

Pas sulmit ajror të Izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia dje, çështja është nëse ia vlente apo jo çmimi- çmimi ishin dhjetëra palestinezë të vdekur.

Mbrëmë fola me drejtorin kirurgjik të spitalit lokal pranë kampit, i cili më tha se janë rreth 400 viktima. Rreth 120 prej tyre vdiqën duke mbërritur ose pak pasi mbërritën.

Izraeli thotë se ka pasur rreth 11 mijë sulme mbi Gaza që nga fillimi i luftës. Unë jam në jug të Izraelit, afër kufirit me Gazën, dhe prej ditësh kam dëgjuar artilerinë e rëndë në mënyrë të vazhdueshme.

Këtu mund të dëgjosh avionët luftarakë në qiell duke u bërë gati për goditjet e tyre. Kur na kalojnë sipër, janë vetëm pak sekonda larg lëshimit të raketave dhe goditjes së Gazës.

Forca Mbrojtëse e Izraelit ka njoftuar se ka humbur 16 nga njerëzit e saj. Unë mendoj se kjo është shenjë e asaj se çfarë i pret përpara, sepse ata ende nuk janë përpjekur të hyjnë në zonat urbane të fortifikuara në qytetin e Gazës. Kjo do jetë një sfidë e madhe ushtarake.

Ushtria izraelite po ia afrohet qytetit, por kryesisht po lëviz nëpër fshatra.

Pak ditë më parë, Hamasi u zuri pritë trupave izraelite teksa një autokolonë po hynte në Gaza. Disa ushtarë ishin në atë që supozohej të ishte një transportues trupash modern dhe i pathyeshëm, e megjithatë ai u shkrumbua nga një raketë antitank e prodhuar në Rusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco