Blinken do të vizitojë sërish Izraelin

Blinken do të vizitojë sërish Izraelin

23:28, 31/10/2023
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të vizitojë Izraelin të premten, për herë të dytë brenda shumë ditësh, sipas raporteve të mediave amerikane dhe izraelite.

Shefi i diplomacisë amerikane pritet të ketë një takim me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Informacioni është konfirmuar nga faqja e lajmeve Axios, gazeta Times of Israel dhe rrjeti Al Arabiya, ndër të tjera.

Sekretari amerikan i Shtetit vizitoi Izraelin më 12 tetor dhe takimi i tij me kryeministrin Netanyahu zgjati gati tetë orë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco