Vendoset nën kontroll situata në aeroportin rus, Ministria e Brendshme ruse: Kemi identifikuar mbi 150 rebelë, nga të cilët 60 u arrestuan

Vendoset nën kontroll situata në aeroportin rus, Ministria e Brendshme ruse: Kemi identifikuar mbi 150 rebelë, nga të cilët 60 u arrestuan

09:51, 30/10/2023
A+ Aa A-

Qindra protestues anti-hebrenj sulmuan dhe mbyllën aeroportin në qytetin rus, Makaçkala, në rajonin e Dagestanit – të banuar me shumicë muslimane – ku disa prej tyre brohoritën "Allahu Akbar" dhe me slogane në duar kundër hebrenjve drejtuar pasagjerëve që arritën në një fluturim nga Tel Avivi më 29 tetor. Drejtoria kryesore e Ministrisë së Brendshme ruse për Qarkun Federal të Kaukazit të Veriut më vonë raportoi se kishte identifikuar mbi 150 rebelë, nga të cilët 60 u arrestuan .

Policia mbërriti në aeroport pas trazirave, ndërsa zyra e Ministrisë së Brendshme në këtë qytet tha se përforcimet, përfshirë njësitë e Gardës Kombëtare, po dërgoheshin për të "garantuar sigurinë" e pasagjerëve që arritën, sipas kanalit Baza në Telegram, raporton Corriere.

Protestat kundër hebrenjve kanë shpërthyer në disa qytete të Dagestanit, pasi ka nisur lufta mes Izraelit kundër grupit militant palestinez, Hamas, që udhëheq me Rripin e Gazës.

Ditën e sotme Rusia ka postuar në Telegram se situata është vendosur “nën kontroll”. Sipas qeverisë lokale, oficerët e policisë u vendosën në aeroportin e Makhachkala pasi më herët u bënë thirrje turmës t’i jepnin fund “veprimeve të paligjshme” të tyre.

Agjencia ruse e aviacionit civil Rosaviatsia tha se forcat e sigurisë larguan të gjithë “qytetarët që nuk kishin leje” për të qenë atje. Mediat izraelite raportuan se “një numër pasagjerësh izraelitë dhe hebrenj” u dërguan në një zonë të sigurt të aeroportit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco