Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Irani: Krimet e Izraelit e kanë kaluar vijën e kuqe! Të gjithë mund të ndërmarrim veprime

Irani: Krimet e Izraelit e kanë kaluar vijën e kuqe! Të gjithë mund të ndërmarrim veprime

16:11, 29/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka thënë se vendi i tij nuk do t’i vërë veshin thirrjes së fundit të SHBA-së ndaj kombeve të tjera që të përmbahen nga përfshirja në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit.

Duke argumentuar se “krimet e Izraelit e kanë kaluar vijën e kuqe”, në një postim në X këtë të dielë, Raisi paralajmëroi se zhvillimet e fundit rreth Gazës “ mund t’i detyrojnë të gjithë të ndërmarrin veprime”.

Në një intervistë me Bloomberg TV të premten, ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian paralajmëroi se gjakderdhja e vazhdueshme në Gaza “ do të bëjë që situata të dalë jashtë kontrollit në rajon. ”

Të premten, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit zbuluan se po ” zgjeronin operacionet tokësore ” në enklavën palestineze pas ditëve të tëra sulmesh ajrore me raketa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco