Lajmi i fundit

LIVE/ Protestuesit shkulin gardhin tek bashkia, tensione në protestë

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Numri i viktimave mbi 8 mijë, mbi 3300 janë fëmijë

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Numri i viktimave mbi 8 mijë, mbi 3300 janë fëmijë

14:47, 29/10/2023
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se numri i palestinezëve të vrarë që kur nisi lufta me Izraelin më 7 tetor ka kaluar shifrën prej 8.000.

Kjo ministri tha të dielën se numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 8.005, përfshirë mbi 3.300 të mitur dhe mbi 2.000 gra.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë është pjesë e Qeverisë që udhëhiqet nga Hamasi, por po ashtu përfshin mjek dhe shërbyes civilë që nuk janë të lidhur me grupin.

Numri i viktimave që nga nisja e luftës, kalon numrin e viktimave që janë regjistruar nga Kombet e Bashkuara, madje edhe nga vlerësimet e Izraelit. Ministria e Shëndetësisë në Gazë javën e kaluar publikoi emrat dhe moshën e shumicës së viktimave të regjistruara dhe tha se disa nga trupat e pajetë ende nuk janë identifikuar.

Mbi 1.400 persona janë vrarë në Izrael-shumica civilë-gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Që atëherë, Izraeli ka sulmuar nga toka, ajri dhe deti Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco