FOTO/ Soros sponsorizoi me 15 mln dollarë, grupet që protesojnë kundër Izraelit

FOTO/ Soros sponsorizoi me 15 mln dollarë, grupet që protesojnë kundër Izraelit

11:24, 29/10/2023
A+ Aa A-

Miliarderi i të majtës ekstreme, George Soros, ka derdhur më shumë se 15 milionë dollarë që nga viti 2016 për grupet që qëndrojnë pas protestave pro-palestineze të zhvilluara gjatë këtij muaji në SHBA, ku demonstruesit brohoritën hapur pro sulmeve terroriste të militantëve të Hamasit ndaj Izraelit.

Në një ekzaminim të të dhënave të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur tregon se, rrjeti i granteve të Soros dha 13.7 milionë dollarë nga paratë përmes ‘Tides Center’, një grup mbrojtës i të majtëve që sponsorizon disa organizata jofitimprurëse, tregon se Soros ka sponsorizuar në masë grupet që kanë qenë pro sulmeve të përgjakshme të Hamasit, ndërsa pretendojnë se palestinezët janë viktimat e vërteta të sulmeve.

Image

Përfituesit e ‘Tides Center’ janë ‘Adalah Justice Project’ me bazë në Illinois, i cili në ditën e masakrës së 7 tetorit postoi një foto në Instagram të një buldozeri që rrëzonte një pjesë të gardhit kufitar të Izraelit dhe një mbishkrim: ‘Kolonizatorët izraelitë besonin se mund të mbanin në kurth pafundësisht, 2 milionë njerëz në një burg të hapur… asnjë kafaz nuk kalon pa sfidë.’

Anëtarët e grupit pro palestinez pushtuan zyrën e përfaqësuesit të Kalifornisë Ro Khanna më 20 tetor duke i kërkuar atij të nënshkruajë një rezolutë që bën thirrje për armëpushim në Gaza. Anëtarët e Adalah gjithashtu bashkë-sponsorizuan një tubim në të njëjtën ditë në Bryant Park, në Nju Jork ku demonstruesit armiqësor hodhën brohoritje antisemitike dhe tundnin një tabelë ku shkruhej ‘Unë NUK DËNOJ HAMAS’.

Image

‘Tides Center’ gjithashtu dha 30 mijë dollarë në vitin 2020 për ‘Desis Rising Up and Moving’, një tjetër bashkë-sponsor i protestës në Nju Jork ku u arrestuan 139 persona, tregojnë të dhënat financiare.

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur i dhanë 60,000 dollarë në vitin 2018 Shoqatës Arabo-Amerikane të Nju Jorkut, një grup i bashkëthemeluar nga aktivistja e lidhur politikisht Linda Sarsour që ndihmoi në planifikimin e një proteste të mbushur me urrejtje ‘Flood Brooklyn për Palestinën’ në Bay Ridge më 21 tetor, ku protestuesit bënë thirrje për çrrënjosjen e Izraelit dhe mbanin një shenjë të flamurit izraelit në një kosh plehrash ku shkruhej ‘Ju lutemi mbajeni botën të pastër!’

Image

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur i dhanë gjithashtu 1.5 milionë dollarë organizatës jofitimprurëse themeluese të Adalah, Adalah-Qendra Ligjore për të Drejtat e Pakicave Arabe në Izrael, por vetëm 800,000 dollarë prej tyre u morën përpara se qendra ligjore të ndërpresë lidhjet me organizatën amerikane në 2018.

Qendra ligjore thotë se misioni i saj është promovimi i të drejtave të njeriut në Izrael. Grupe të tjera mbrojtëse palestineze të mbështetur nga Soros, anëtarët e të cilëve kanë përhapur urrejtje në mitingje që nga masakra, përfshijnë ‘Zërin çifut për paqe’ dhe ‘Nëse jo Tani’, të cilat morën respektivisht 650,000 dhe 400,000 dollarë.

Të dy bashkë-sponsorizuan tubimin e Bryant Park dhe anëtarët e tyre ishin mes protestuesve që u mblodhën në kompleksin e Kapitolit të SHBA më 18 tetor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco