VIDEO/ Pamje tronditëse nga Egjipti, 32 persona të vdekur nga një aksident rrugorë

VIDEO/ Pamje tronditëse nga Egjipti, 32 persona të vdekur nga një aksident rrugorë

12:34, 28/10/2023
A+ Aa A-

Rreth 32 persona u vranë dhe 63 të tjerë u plagosën të shtunën në një aksident rrugorë ku u përfshinë shumë automjete në provincën Behra të Egjiptit në rrugën Aleksandria-Kairo , rreth 132 kilometra në veri të kryeqytetit egjiptian, njoftuan mediat shtetërore.

Një rrjedhje e vajit të motorit nga një makinë duket se ka shkaktuar përplasjen e një autobusi me disa automjete të tjera , ku disa prej tyre kanë marrë flakë, raportoi gazeta shtetërore Al-Ahram , duke cituar burime policore.

Fillimisht Ministria e Shëndetësisë egjiptiane bëri një raport për 45 të lënduar të cilët janë dërguar në spitale, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar 20 autoambulanca. Në një përditësim të mëvonshëm, ai konfirmoi 32 vdekje dhe 63 të plagosur.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco