Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Pas tre ditësh kërkimesh, gjendet i pajetë autori i masakrës në SHBA

Pas tre ditësh kërkimesh, gjendet i pajetë autori i masakrës në SHBA

11:11, 28/10/2023
A+ Aa A-

Pas tre ditësh kërkimesh intensive nga autoritetet, 40- vjeçari Robert Card, autori i masakrës në shtetin e Maines në SHBA është gjetur i pajetë në Lisbonë, afër vendit ku ndodhën të shtënat.

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatorja e Maine, Janet Mills e cila në një konferencë për shtyp tha se autori dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri, kjo referuar ekspertizës paraprake.

“Po marr frymë lehtësisht sonte pasi e di se Robert Card nuk do të jetë kërcënim për askënd”, u shpreh Janet Mills, gurvernatorja e Maine.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të mbrëmjes me orën lokale, të mërkurën e 25 tetorit, ku Robert Card i cili më parë ka shërbyer si rezervist i ushtrisë amerikane, sulmoi me armë zjarri në një bar sportiv.

Si pasojë e sulmit 18 persona mbetën të vrarë dhe 13 të tjerë të plagosur.

Policia nisi menjëherë kërkimet për të shmangur një tragjedi tjetër, pasi dyshohej se autori vuante nga probleme të shëndetit mendor. Card, ushtari profesionist i trajnuar për armët, shkaktoi një masakër, që tronditi opinionin në mbarë botën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco