U dhunua sepse nuk mbante shami, ndërron jetë 16 vjeçarja iraniane pas 1 muaji në koma

U dhunua sepse nuk mbante shami, ndërron jetë 16 vjeçarja iraniane pas 1 muaji në koma

11:05, 28/10/2023
A+ Aa A-

IRAN-Vdes Armita Geravand, 16-vjecarja iraniane, e cila u rrah nga policia përse nuk kishte vendosur hixhabin në metro në Teheran. 16-vjeçarja ra në gjendje kome 28 ditë më parë.

Lajmi mbi vdekjen e Armitas u përhap nga mediat shtetërore. Rreth një javë më parë doli lajmi se ajo ishte e shtruar në terapi intensive në spitalin Fajr në kryeqytet dhe ishte në gjendje kome të pakthyeshme. Mjekët nuk u kishin dhënë shpresë familjarëve pasi truri i saj kishte vdekur.

“Hollësitë e fundit rreth gjendjes shëndetësore të Armita Garavadi tregojnë se truri i saj reshti së funksionari, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor”, pohuan mediat e Republikës Islamike.

Armita dhe dy shoqet e saj tentuan të hynin në një stacion metroje në Teheran në fillim të tetorit, ku u ndaluan nga oficerët e policisë për shkak se nuk mbanin hixhabin, që është i detyrueshëm në Iran.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco