Izraeli: Raketat që goditën Egjiptin u lëshuan nga lëvizja Houthi i Jemenit

Izraeli: Raketat që goditën Egjiptin u lëshuan nga lëvizja Houthi i Jemenit

22:41, 27/10/2023
A+ Aa A-

Raketat dhe dronët që goditën Egjiptin më herët sot u lëshuan nga lëvizja Houthi në Jemen, tha ministria e jashtme e Izraelit.

Ministria izraelite pretendoi se sulmi kishte për qëllim “të dëmtonte Izraelin”.

“Izraeli dënon dëmin e shkaktuar ndaj forcave të sigurisë së Egjiptit nga raketat dhe dronët e lëshuar nga organizata terroriste Houthi me qëllimin për të dëmtuar Izraelin”, tha një zëdhënës i ministrisë në një deklaratë.

Rebelët Houthi janë armiq të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Javën e kaluar, udhëheqësi i grupit paralajmëroi SHBA-në kundër ndërhyrjes në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, duke kërcënuar se forcat e tij do të hakmerreshin duke gjuajtur me dronë dhe raketa.

Huthi organizon rregullisht marshime pro-palestineze gjatë kohërave të konfliktit midis Izraelit dhe palestinezëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco