Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Erdogan shigjeton SHBA dhe Perëndimin për Gazën: Sa fëmijë duhet të vriten për të thirrur për një armëpushim?

Erdogan shigjeton SHBA dhe Perëndimin për Gazën: Sa fëmijë duhet të vriten për të thirrur për një armëpushim?

14:14, 26/10/2023
A+ Aa A-

Rexhep Tajip Erdogan nisi sulme të reja kundër Perëndimit dhe Izraelit për bombardimin e Gazës gjatë fjalimit të tij në një konferencë në Ankara, ditën e sotme.

Presidenti turk foli përsëri për "barbarizëm"  duke u shprehur se ata që heshtin, e bëjnë këtë sepse i kanë borxh Izraelit dhe sulmoi Komisionin për mos thirrje për armëpushim në Gaza.

“Në Gaza po ndodh një masakër brutale. U bëj thirrje të gjitha komuniteteve që na shikojnë në ekranet televizive të ndërgjegjësohen. Sot në mëngjes iu drejtova komunitetit katolik përmes Papës. Shkollat ​​dhe spitalet bombardohen nga forcat izraelite. Më shumë se 6 mijë vëllezër dhe motra tona, përfshirë fëmijë dhe gra, u vranë. Më shumë se 12 tonë bomba ranë mbi 2.3 milionë njerëz, në një zonë të ngushtë prej 360 kilometrash katrorë”, tha presidenti turk duke shtuar: “SHBA është atje, është atje në çdo mënyrë. I shohim duke vizituar zonën një nga një. Sipas shifrave të OKB-së, 600,000 nga Rripi i Gazës u zhvendosën. Ekipet e OKB-së po planifikojnë gjithashtu të largohen nga vendi. Si në të gjitha luftërat, gratë dhe fëmijët vuajnë më shumë. Asnjë veprim, sado tronditës, nuk e justifikon një brutalitet të tillë”.

"Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin?"

Erdogan më pas drejtoi shigjetat e tij drejt Komisionit Evropian, duke thënë: “Gjëja e trishtueshme është se njerëzit e paqytetëruar që pretendojnë se janë të qytetëruar, thjesht po shikojnë. Komisioni thotë se 'nuk mund të bëjmë thirrje ende për armëpushim'. Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin? Na shpjegoni që të dimë se kur do të bëhet armëpushimi. Unë kam 40 vjet që jam në politikë, por asnjëherë nuk kemi qëndruar duarkryq dhe nuk i kemi parë këto mizori, siç bëni ju”.

“Të gjitha vendet perëndimore ofrojnë mbështetje të pakushtëzuar për sulmet e Izraelit. Gjyqtarët e të drejtave të njeriut kanë injoruar të drejtën e Gazës për jetë për 19 ditë. Çfarë ndodhi me Deklaratën universale të të Drejtave të Njeriut? Nuk shikoni se çfarë është shkruar atje? Ata e përdorin vetëm kur u përshtatet. Ata nuk flasin, sepse gjaku që rrjedh është gjak musliman. Duke dërguar një aeroplanmbajtëse në vend të një anije ndihme, SHBA ka treguar se cilit lob i shërben. Kjo quhet hipokrizi. Sa ton bomba të tjera duhet të hidhen në Gaza për të kërkuar një armëpushim?' tha Erdogan, por nuk u ndal me kaq.

“Përgjegjësia për çdo person të pafajshëm që vritet bie mbi ata që hodhën bombat dhe ata që e lejuan këtë të ndodhë me qëndrimin e tyre të papranueshëm. Ata që shpërfillin faktet janë bashkëfajtorë në brutalitetin në Gaza. Ne nuk e pranojmë këtë. Parimi ynë këtu është i qartë. Kushdo që nuk reagon ndaj një padrejtësie është një demon memec. Ata që heshtin e bëjnë këtë sepse i kanë borxh Izraelit. Edhe nëse jemi vetëm, nuk do të hezitojmë të bërtasim të vërtetën. Jemi gati për çdo lloj ndihme, që nga ngritja e spitaleve në terren e deri te transportimi i të plagosurve drejt vendit tonë. Ne do të dërgojmë anijet tona në zonë kur të jenë kushtet e duhura. Nën patronazhin e bashkëshortes sime Emine Erdogan, puna e ministrive tona përkatëse vazhdon në këtë pikë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco