Më shumë se gjysma e pengjeve të mbajtura nga Hamasi janë të huaj , ata kanë pasaporta nga 25 vende

Më shumë se gjysma e pengjeve të mbajtura nga Hamasi janë të huaj , ata kanë pasaporta nga 25 vende

19:59, 25/10/2023
A+ Aa A-

Më shumë se gjysma e rreth 220 pengjeve të mbajtura nga Hamasi kanë pasaporta nga 25 vende, tha sot qeveria izraelite.

Sipas raportimeve, pengjet përfshijnë 54 shtetas tajlandezë, 15 argjentinas, 12 gjermanë, 12 amerikanë, gjashtë francezë, gjashtë rusë dhe pesë shtetas nepalezë, raporton Index.

Shumë prej tyre besohet se kanë shtetësi të dyfishtë izraelite, por disa, si pengjet tajlandeze dhe nepale, pothuajse me siguri nuk e kanë. Tajlanda është një nga burimet më të mëdha të punëtorëve në Izrael, me rreth 30,000 të punësuar në sektorin e bujqësisë, sipas të dhënave të qeverisë.

Qeveria izraelite deklaroi gjithashtu se 328 persona nga 40 vende u konfirmuan të vrarë ose të zhdukur në sulmin e Hamasit.

Ndër vendet që pësuan humbje të mëdha ishin Shtetet e Bashkuara me 34 të vdekur dhe pesë të zhdukur, Ukraina me 25 të vdekur dhe dy të zhdukur, Franca me 23 të vdekur dhe një të zhdukur dhe Rusia me 23 të vdekur dhe katër të zhdukur

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco