Izraeli ‘i bindet’ ShBA-ve për të shtyrë pushtimin tokësor të Gazës

Izraeli ‘i bindet’ ShBA-ve për të shtyrë pushtimin tokësor të Gazës

19:24, 25/10/2023
A+ Aa A-

Ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara duket se ka bindur Izraelin që të vonojë pushtimin tokësor të Gazës për momentin, në mënyrë që ShBA të nxitojnë mbrojtjen raketore në rajon.

Sipas mediave amerikane, Pentagoni po punon për të vendosur rreth 11 sisteme të mbrojtjes ajrore në rajon, duke përfshirë trupat amerikane të stacionuara në Irak, Siri, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Zyrtarët izraelitë, sipas botimit, kanë rënë dakord me kërkesat e SHBA-së për të pritur derisa këto sisteme të vendosen, potencialisht brenda kësaj jave.

Të dielën, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi se Uashingtoni do të hakmerrej nëse trupat amerikane do të shënjestroheshin gjatë luftës Izrael-Gaza.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco