Përgjegjës për disa sulme terroriste, Izraeli eliminon komandantin e lartë të Hamasit

Përgjegjës për disa sulme terroriste, Izraeli eliminon komandantin e lartë të Hamasit

11:28, 25/10/2023
A+ Aa A-

Forcat e Mbrotjes (IDF) dhe Shin Bet (Shërbimi i Sigurisë së Izraelit) kanë eliminuar Taysir Mubasher, komandant i Batalionit të Sektorit të Veriut të Hamasit në Khan Younis, i cili gjatë viteve kishte udhëhequr një numër sulmesh vdekjeprurëse kundër ushtarëve të IDF dhe qytetarëve izraelitë, tha ushtria të mërkurën. 

Mubasher shërbeu për një kohë si komandant i forcës detare të Hamasit dhe mbajti disa poste në sistemin e prodhimit të municioneve. 

Ai kishte përvojë të konsiderueshme në koordinimin e sulmeve terroriste dhe konsiderohej i afërt me anëtarët e lartë të Hamasit, veçanërisht me Muhamed Daf, kreun e degës ushtarake.

Mubasher ishte përgjegjës për disa sulme terroriste në Izrael.

Ai ishte përgjegjës gjithashtu dhe për një numër sulmesh vrasëse kundër ushtarëve të IDF dhe qytetarëve të shtetit të Izraelit gjatë viteve, duke përfshirë sulmin në programin paraushtarak Atzmona në mars 2002, në të cilin pesë studentë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën.

Nga informacionet e inteligjencës duket gjithashtu se Mubasher prodhoi eksplozivët që u shpërthyen nga një tunel terrorist nën postin e Orhanit në qershor 2004, si rezultat i të cilit ushtari i IDF Sgt. Roi Nissim u vra dhe të tjerë u plagosën. 

Për më tepër, Mubasher drejtoi sulmin në postin e Vered në qershor 2003 dhe u përfshi në sulmin e infiltrimit në plazhet e Zikim gjatë Operacionit Protective Edge në 2014.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco