BBC: Thellohet akoma më shumë përplasja mes OKB-së dhe Izraelit

BBC: Thellohet akoma më shumë përplasja mes OKB-së dhe Izraelit

10:32, 25/10/2023
A+ Aa A-

BBC

Një mosmarrëveshje shpërtheu në Nju Jork të martën në mbrëmje, ndërsa Këshilli i Sigurimit u mblodh për të diskutuar luftën mes Izraelit dhe Gazës.

-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se sulmet e Hamasit më 7 tetor- në të cilat u vranë më shumë se 1400 njerëz- nuk ndodhën ‘në vakum’, duke treguar me gisht nga ‘56 vite pushtim’ nga Izraeli të palestinezëve.

-Komentet sollën një përgjigje të zemëruar nga ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, i cili tha se nuk mund të ketë asnjë ‘shkak për një masakër të tillë’. “Në çfarë bote jetoni?” e pyeti ai Guterres- duke shtuar më vonë se do të anulonte takimin e tij me shefin e OKB-së.

-Gilad Erdan, ambasadori i Izraelit në OKB, i bëri thirrje Guterres të japë dorëheqjen, duke thënë se ai nuk është i aftë për të udhëhequr OKB-në.

-Guterres më vonë nënvizoi pjesë të tjera nga fjalimi, duke shkruar në X se: “ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme nga Hamasi” dhe se “sulmet e tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”.

-Izraeli tani thotë se do t’u refuzojë vizat zyrtarëve të OKB-së. Erdan i tha radios izraelite se Martin Griffiths, Zëvendëssekretarit të Përgjithshëm për Çështjet Humanitare, tashmë i është refuzuar vizat. “Ka ardhur koha t’u japim një mësim,” mësohet të jetë shprehur Erdan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco