Rio De Janeiro/ Vritet kreu i grupit kriminal nga policia, pjesëtarët e tij hakmerren djegin 35 autobusë e trena

Rio De Janeiro/ Vritet kreu i grupit kriminal nga policia, pjesëtarët e tij hakmerren djegin 35 autobusë e trena

18:29, 24/10/2023
A+ Aa A-

Kriminelët i kanë vënë zjarrin 35 autobusëve dhe trenave në Rio De Janeiro, duke paralizuar disa pjesë të qytetit brazilian, pasi që lideri i tyre është vrarë në një aksion të policisë.

Claudio Castro, guvernator i Rio De Janeiro, ka njoftuar se është vrare kreu i grupit kriminal i njohur me nofkën Zinjo, dhe ka vlerësuar se ekipet e policisë i kanë dhënë një goditje të fortë një prej grupeve më të fuqishme kriminale.

Përleshjet më të mëdha kanë shpërthyer në pjesën perëndimore të qytetit, ku grupet kriminale luftën për kontrollin e territorit.

Policia braziliane ka njoftuar se pas djegies së autobusëve dhe trenave, kanë arritur të arrestojnë 12 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco