‘Metroja' e Gazës! Si funksionon rrjeti i mistershëm i tuneleve të përdorura nga Hamasi

‘Metroja' e Gazës! Si funksionon rrjeti i mistershëm i tuneleve të përdorura nga Hamasi

19:00, 16/10/2023
A+ Aa A-

Tunele të panumërta kalojnë poshtë Gazës, të njohura për faktin se përdoren për kontrabandë mallrash nga Egjipti e për të ndërmarrë sulme në Izrael.

Por ekziston megjithatë edhe një rrjet i dytë nëntokësor, thotë CNN, të cilit forcat izraelite të mbrojtjes, IDF, i referohen si “metroja e Gazës”. Bëhet fjalë për një labirint të vërtetë kalimesh nëntokësore, disa prej të cilave mbërrijnë në disa kilometra nën tokë, që përdoren për të transportuar njerëz dhe mallra; për të ruajtur raketat dhe rezervat e municioneve; dhe për të strehuar qendrat e komandës dhe kontrollit të Hamasit, të gjitha këto larg “larg syve” të avionëve dhe dronëve të vëzhgimit të IDF-së.

Në 2021-shin, Hamasi mburrej se kishte ndërtuar poshtë Gazës tunele në gjatësi prej 500 kilometrash, edhe pse është e paqarte nëse shifra në fjalë është e vërtetë. Në qoftë kështu, tunelet nëntokësore të Hamasit do të ishin vetëm pothuajse sa gjysma e gjatësisë së sistemit të metrosë së qytetit të Nju Jorkut.

“Është një rrjet shumë i ndërlikuar dhe shumë i madh tunelesh në një pjesë mjaft të vogël territori”, thotë Daphne Richemond-Barak, një profesoreshë në Universitetin Reichman të Izraelit dhe eksperte e luftërave nëntokësore. Nuk dihet po kështu sesa i ka kushtuar ky rrjet tunelesh Hamasit që qeveris territorin e varfër bregdetar.

Megjithatë, shifra ka të ngjarë të jetë e rëndësishme, si për sa i përket fuqisë punëtore ashtu edhe kapitalit. Gaza ka qenë nën një bllokadë tokësore, detare dhe ajrore nga Izraeli, si dhe një bllokadë tokësore nga Egjipti, që nga viti 2007 dhe nuk besohet të ketë llojin e makinerive masive që përdoren zakonisht për të ndërtuar tunele thellë nën tokë. Kritikët e grupit thonë se në vend që t`i shpenzonte paratë për tunele, ai mund të kishte ndërtuar vendstrehime ku civilët të mbroheshin nga bombardimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco