Lufta në Izrael, Blinken bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk

Lufta në Izrael, Blinken bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk

14:36, 16/10/2023
A+ Aa A-

CNN- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken foli të hënën me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për “përpjekjet diplomatike për të parandaluar zgjerimin e konfliktit dhe për të minimizuar kostot humanitare të luftës” në Izrael, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, MattheëwMiller.

“Sekretari përsëriti nevojën që Hamasi të ndalojë të gjitha sulmet e dhunshme dhe të lirojë menjëherë pengjet,” tha Miller.

Një zyrtar i lartë turk tha për CNN javën e kaluar se Turqia po përpiqet të lirojë pengjet e marra nga Hamasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco