Biden: Sulmi i Hamasit ishte një akt i pastër djallëzor, 14 amerikanë humbën jetën, të tjerë janë peng

Biden: Sulmi i Hamasit ishte një akt i pastër djallëzor, 14 amerikanë humbën jetën, të tjerë janë peng

20:42, 10/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Joe Biden, mbajti një fjalim pas sulmeve të Hamasit në territorin e Izraelit.

Që në fillim të fjalës së tij, Biden tha se këto sulme ishin ‘një akt i pastër djallëzor’.

Biden theksoi se 14 amerikanë humbën jetën gjatë këtyre sulmeve. Ai theksoi po ashtu se mes pengjeve të Hamas ka edhe qytetarë amerikanë.

Biden e quajti Hamasin të etur për gjak, duke thënë se ngjarjet të kujtojnë mizorët më të këqija të kryera nga Shteti Islamik. “Hamasi nuk qëndron për popullin palestinez. Ata e përdorin popullin palestinez si mburojë njerëzore,” tha Biden.

“Për fat të keq, për popullin hebre kjo nuk është një gjë e re. Është një rikujtesë e dhimbshme e antisemitizmit gjatë shekullit të kaluar”.

“Ne qëndrojmë me Izraelin, ne qëndrojmë me Izraelin,” theksoi Biden.

Ai pohoi se Izraeli do të ketë atë që i nevojitet për t’iu përgjigjur sulmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco