Izraeli e do të vdekur: Kush është lideri i Hamasit, Yahya Sinwar?

Izraeli e do të vdekur: Kush është lideri i Hamasit, Yahya Sinwar?

11:38, 10/10/2023
A+ Aa A-

 “Yahya Sinwar, drejtuesi i Hamasit që riktheu luftën mes Palestinës dhe Izraelit me nisjen e sulmit më 7 tetor, është njeri i vdekur.”

Kështu është shprehur zëdhënësi i ushtrisë izraelite, i cili paralajmëroi militantët e Rripit të Gazës se “të gjitha burimet e tyre janë të sulmueshme.”

Sinwar është komandanti, i zgjedhur gjashtë vjet më parë si lider suprem dhe raportohet të ketë urdhëruar operacionin.

Lideri radikal dhe ekstremist i Hamasit

Një strateg i shkëlqyer, ai mësoi hebraisht gjatë viteve të kaluara në burg (për 4 dënime të përjetshme). Ai kaloi mbi 20 vjet në qelitë izraelite, derisa u lirua gjatë një shkëmbimi të të burgosurve në vitin 2011.

Lideri radikal dhe ekstrem i Hamasit, 61-vjeçari Yahya Sinwar lindi në një kamp refugjatësh në vitin 1962, ndoqi Universitetin Islamik të Gazës dhe është ekspert i botës hebraike.

Sinwar drejtoi aparatin e grupit përgjegjës për gjurmimin dhe eliminimin e bashkëpunëtorëve palestinezë.

Arrestimet e para dhe kauza palestineze

Arrestohet për herë të parë në vitin 1982, më pas në vitin 1985 për veprimtari subversive. Siç shkruajnë mediat vendase, Sinwar iu përkushtua menjëherë çështjes palestineze dhe është një nga arkitektët e Intifadës së parë dhe një nga themeluesit e krahut ushtarak të Hamasit”.

Në vitin 1988, ai u arrestua pas vrasjes së dy ushtarëve izraelitë dhe katër palestinezëve të akuzuar si bashkëpunëtorë.

Në burg, ai u diagnostikua me një tumor në tru, nga i cili u shërua pas operacionit në një spital izraelit. Sinwar është cilësuar si mendja që i lejoi Hamasit të kishte një kanal të privilegjuar me Katarin, nga i cili mori miliona euro për të ndihmuar popullin palestinez në Gaza, pas marrjes së pëlqimit nga Benjamin Netanyahu, të cilit i shkroi një “letër qetësimi” në hebraisht.

Tani ai ka “vënë në kontroll” Izraelin, i cili është gati për një sulm tokësor në Rripin e Gazës, duke mbajtur peng 130 persona të kombësisë izraelite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco