Ish-shefi i Mossad: Ishte një dështim total i inteligjencës izraelite

Ish-shefi i Mossad: Ishte një dështim total i inteligjencës izraelite

10:18, 09/10/2023
A+ Aa A-

Një nga ish-drejtuesit e shërbimit të inteligjencës izraelite tha se të shtunën ‘dështuan totalisht’ taktikat e sigurisë të Izraelit.

Danny Yatom, ish-shefi i agjencisë së spiunazhit Mossad dhe politikan i Partisë Laburiste në opozitë, tha se çdo gjë shkoi keq dhe askush nuk kishte asnjë të dhënë të shtunën, kur Hamasi sulmoi Izraelin nga Gaza.

Ai tha për BBC se shtresa e dytë e mbrojtjes së Izraelit ishte e pamjaftueshme për të ndalur sulmet, duke kujtuar se Izraeli u kap gafil gati 50 vite nga Lufta e Yom Kopurit, kur u sulmua nga një koalicion shtetesh arabe.

Yatom theksoi se inteligjenca dështoi për shkak se edhe pse ishin dëshmitarë të stërvitjeve të shumta nga Hamasi, ata mendonin se nuk kishin asnjë qëllim që të sulmonin Izraelin.

Ndërkohë më shumë se 500 objektiva të Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës u goditën gjatë natës, sipas Forcave Ajrore izraelite (IAF).

Sipas IAF, avionët luftarakë dhe helikopterët, avionët dhe artileria goditën objektivat. Gjithashtu janë goditur shtatë qendra komanduese të Hamasit dhe një qendër komanduese të Xhihadit Islamik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco