Mbi 2000 viktima nga tërmeti në Afganistan

Mbi 2000 viktima nga tërmeti në Afganistan

08:53, 08/10/2023
A+ Aa A-

Mbi 2000 persona kanë vdekur pas tërmetit me magnitudë 6.3 në Afganistan, të ditës së shtunë. Tërmeti goditi në perëndim të vendit, me epiqendër 40 km nga qyteti i Heratit.

Lëkundjet u pasuan nga tre pasgoditje të forta, me magnitudë 6.2, 5.9 dhe 5.5.

Edhe në qershor të vitit të kaluar, një tërmet i fuqishëm goditi Afganistanin, duke vrarë rreth 1 000 njerëz dhe duke plagosur mbi 1 500 të tjerë.

Image

 

Herati ndodhet 120 kilometra në lindje të kufirit iranian. Në këtë provincë besohet se jetojnë rreth 1.9 milionë banorë.

Afganistani goditet shpesh nga tërmetet, shkruan BBC.

Në qershorin e vitit të kaluar, provinca e Paktikës u godit nga një tërmet me magnitudë 5.9 i cili vrau më shumë se 1 mijë njerëz dhe la dhjetëra mijëra të pastrehë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco