FOTO/ Hamasi përgjak rrugët e Izraelit, gjashtë të vrarë dhe rreth 200 të plagosur

FOTO/ Hamasi përgjak rrugët e Izraelit, gjashtë të vrarë dhe rreth 200 të plagosur

10:38, 07/10/2023
A+ Aa A-

Hamasi ka vendosur t'u japë fund "krimeve" izraelite, tha shefi ushtarak i Hamasit, Mohammed Deif në një mesazh të shtunën në mëngjes.

Terroristët po sulmojnë pa mëshirë civilët dhe po shkaktojnë gjakderdhje në rrugët e Izraelit!

Mediat palestineze shfaqin imazhe të tmerrshme të njerëzve që vriten pa dallim.

Image

Mediat izraelite thonë se rreth 200 persona janë plagosur dhe gjashtë janë vrarë nga sulmet e Gazës.

Sirenat e alarmit ranë mëngjesin e sotëm në qytete të ndryshme të Izraelit.

Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të pjesëve jugore dhe qendrore të vendit të qëndrojnë në zonat e mbrojtura dhe thirrën rezervistët.

Në një video, Hamasi krenohet për rrëmbimin e një gruaje të moshuar me motor nga Izraeli.

 

 

Gjithashtu ekziston një shqetësim në rritje midis ushtrisë izraelite se terroristët mund të depërtojnë më thellë.

Aktualisht ka ende 22 lokacione mbi të cilat Izraeli nuk ka marrë ende kontroll.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, njoftoi se organizata islamike Hamas ka nisur një luftë kundër Izraelit dhe u zotua se “Izraeli do të fitojë”, shkruan Associated Press.

Episodi i sotëm ishte më seriozi që nga lufta 10-ditore midis Izraelit dhe Hamasit në vitin 2021.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco