Sulmi me raketa nga Gaza në drejtim të Izraelit, pamje të shkatërrimit në Tel Aviv

Sulmi me raketa nga Gaza në drejtim të Izraelit, pamje të shkatërrimit në Tel Aviv

08:23, 07/10/2023
A+ Aa A-

Hamasi, grupi që drejton Rripin e rrethuar të Gazës, ka njoftuar fillimin e Operacionit Al-Aksa Flood kundër Izraelit, shkruan Al Jazeera.

Tmerri erdhi kur të gjithë po flinin: militantët palestinezë në Rripin e Gazës papritur qëlluan dhjetëra raketa në drejtim të Izraelit të shtunën (7 tetor) në mëngjes.

Sirenat paralajmëruese ranë në qytete të ndryshme të Izraelit, sipas ushtrisë.

 

 

Ushtria izraelite u ka bëri thirrje banorëve të pjesëve jugore dhe qendrore të vendit të qëndrojnë në zonat e mbrojtura.

“Në orën e fundit, organizata terroriste Hamas ka filluar një gjuajtje masive të raketave nga Rripi i Gazës në territorin izraelit dhe terroristët janë infiltruar në territorin izraelit në një numër vendesh të ndryshme. 

Civilëve në zonat jugore dhe qendrore u kërkohet të qëndrojnë pranë strehimoreve, dhe në zonën përreth Rripit të Gazës, brenda strehimoreve. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm aktualisht po kryen një vlerësim të situatës dhe po miraton planet për vazhdimin e aktivitetit të IDF. Organizata terroriste Hamas është sovrane në Rripin e Gazës dhe është përgjegjëse për këtë sulm. Ajo do të përballet me pasojat dhe përgjegjësinë për këto ngjarje.” shkruhet në një njoftim të ushtrisë izraelite.

Është ende e paqartë se si sulmuesit nga Rripi i Gazës kanë mundur të kapërcejnë kufirin e mbrojtur rreptësisht. 

 

 

Izraeli aktualisht po feston festivalin hebre të Simchat Torah.

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të zhvillojë konsultime sigurie me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë më vonë gjatë ditës, shkruan AlJazeera.

Situata e sigurisë në Izrael dhe Bregun Perëndimor është e tensionuar. Që nga fillimi i vitit, 27 izraelitë, një ukrainas dhe një italian janë vrarë në sulme.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco