Një tjetër vatër konflikti rindizet/ Hamasi i shpall luftë Izraelit

Një tjetër vatër konflikti rindizet/ Hamasi i shpall luftë Izraelit

07:56, 07/10/2023
A+ Aa A-

Hamasi, grupi që drejton Rripin e rrethuar të Gazës, ka njoftuar fillimin e Operacionit Al-Aksa Flood kundër Izraelit.

Deklarata vjen pasi një breshëri raketash është hedhur nga Gaza në drejtim të Izraelit dhe raportohet se një grua është vrarë.

Ndërsa ushtria izraelite ka shpallur “gjendjen e gatishmërisë për luftë”.

“Në orën e fundit, filloi një gjuajtje masive e raketave në territorin izraelit nga Gaza dhe terroristët depërtuan në territorin izraelit në një numër vendesh të ndryshme” thuhet në një deklaratë në platformën e mediave sociale të ushtrisë izraelite X.

"Hamasi … që qëndron pas këtij sulmi, do të mbajë përgjegjësinë për ngjarjet," thuhet më tej në deklaratë.

Më shumë se 5000 raketa u hodhën nga Rripi i Gazës në Izrael në 20 minutat e para të operacionit, ka thënë krahu i armatosur i Hamasit.

"Ne vendosëm t'u japim fund të gjitha krimeve të okupimit (Izraelit), koha e tyre për tërbim pa mbajtur përgjegjës ka mbaruar," tha grupi.

Izraeli ka aktivizuar sistemin e tij mbrojtës Iron Dome.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco