Moska i përgjigjet me protesta Qipros pasi dëboi gazetarin rus

Moska i përgjigjet me protesta Qipros pasi dëboi gazetarin rus

22:38, 06/10/2023
A+ Aa A-

Autoritetet qipriote dëbuan një gazetar rus nga Qipro. Gazetari u arrestua në Nikosia të enjten, pasi iu hoq leja e qëndrimit për arsye sigurie. Sipas burimeve diplomatike, referuar mediave greke,  gazetari rus ka bërë rezistencë gjatë arrestimit të tij.

Nga ana tjetër, autoritetet e Qipros ka informuar palën ruse për këtë çështje specifike. Përfaqësuesi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Theodoros Gotsis, theksoi se Ministria qipriote po ndërmerr veprimet e duhura të parashikuara për çështje të tilla të natyrës së veçantë.

Gotsis vuri në dukje se “ekziston një linjë e hapur komunikimi me Federatën Ruse përmes kanalit diplomatik me qëllim zgjidhjen e çështjes në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse bëri një marshim proteste drejt ambasadorit të Qipros në Moskë Kypros Giorgalllis, i cili u thirr në ndërtesën qendrore të ministrisë, në shenjë proteste për arrestimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco