Zelensky liderëve të BE-së: Falë Ukrainës, ushtarët tuaj nuk po luftojnë kundër Rusisë

Zelensky liderëve të BE-së: Falë Ukrainës, ushtarët tuaj nuk po luftojnë kundër Rusisë

14:33, 05/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po merr pjesë në samitin e komunitetit politik evropian në qytetin spanjoll Granada, ku ky samit ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes 40 vendeve dhe që u themelua pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Rusia lëndoi Moldavinë, tentoi destabilizimin e Gjeorgjisë dhe të ndajë në copa Ukrainën. Duhet të jemi të bashkuar. Kemi nevojë për mesazh të qartë që thotë se Rusia nuk ka gjasa. Tani kemi mundësinë t’i shkaktojmë një disfatë thelbësore agresionit rus”, tha Zelensky në samit.

Ai gjithashtu theksoi se beson fuqishëm në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht stuhive politike, duke shtuar se Evropa duhet të jetë e gatshme për gjithçka.

“Të dashur kolegë, falë Ukrainës, ushtarët e juaj nuk po luftojnë kundër Rusisë. Jam i sigurt se askush prej jush nuk dëshiron të di sesi është që një ditë NATO duhet të ndërhyjë për dikë prej jush. Duhet të fitojmë në Ukrainë që të mos zgjerohet agresioni i Putinit”, shtoi Zelensky.

Në anën tjetër, luftimet e ashpra janë duke vazhduar në Ukrainë, ku çdo ditë raportohet për shumë të vrarë dhe plagosur nga të dyja palët. 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco