Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Biden miraton ngritjen e murit me Meksikën/ Trump: Reagoi pasi në vend u futën terroristët

Biden miraton ngritjen e murit me Meksikën/ Trump: Reagoi pasi në vend u futën terroristët

13:36, 05/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan miratoi ngritjen e një muri kufitar në jug të Teksasit, për të penguar hyrjen e emigrantëve nga Meksika.

Muri i gjatë 20 milje (32 kilometra) do të ngrihet në një pikë ku numri i kalimeve të paligjshme është më i lartë.

Ndërtimi i një muri kufitar ishte një nga politikat kryesore të ish-presidentit Donald Trump.

Ky projekt ishte kundërshtuar ashpër nga demokratët. Në vitin 2020, Biden premtoi se nuk do të ndërtonte një mur tjetër nëse do zgjidhej.

Pas këtij lajmi, reagoi vetë Trump. Ai tha se Biden reagoi vetëm pasi pa se si SHBA po pushtohej nga emigrantët e paligjshëm.

Trump paralajmëroi se terroristët kanë hyrë tashmë brenda në vend.

“Biden sheh se vendi ynë po pushtohet. Çfarë do të bëjë ai me 15 milionë njerëzit nga burgjet, institucionet mendore, nga çmendinat dhe me terroristët që kanë hyrë tashmë në vendin tonë,” tha Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco