Nëndetësja bërthamore kineze bie në kurthin që kishin ngritur për amerikanët, vdesin 55 marinarë

Nëndetësja bërthamore kineze bie në kurthin që kishin ngritur për amerikanët, vdesin 55 marinarë

20:53, 03/10/2023
A+ Aa A-

55 marinarë kinezë mendohet se kanë humbur jetën pasi nëndetësja e tyre bërthamore ra në një kurth që kinezët e kishin ngritur kundër nëndetëseve amerikane dhe britanike në Detin e Verdhë.

Lajmin e bën të ditur gazeta e njohur britanike, Daily Mail.

Ajo i referohet një raporti sekret të inteligjencës britanike.

Në mesin e viktimave të nëndetëses ‘093-417’ është edhe kapiteni dhe 21 oficerë.

Zyrtarisht, Kina e ka mohuar incidentin. Po ashtu Pekini ka refuzuar të kërkojë ndihmë ndërkombëtare për ngjarjen.

Por në një raport të inteligjencës britanike thuhet se incidenti ka ndodhur më 21 gusht në Detin e Verdhë.

Inteligjenca thekson se nëndetësja goditi një zinxhir dhe një pengesë ankorimi që përdoret nga marina kineze për të ngecur në kurth nëndetëset amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco