VIDEO/ I riu lë pistoletën në divan dhe shikon ndeshjen, 3-vjeçarja e merr dhe qëllon veten

VIDEO/ I riu lë pistoletën në divan dhe shikon ndeshjen, 3-vjeçarja e merr dhe qëllon veten

16:59, 28/09/2023
A+ Aa A-

Një vajzë tre vjeçare qëlloi veten në dorë pasi mori një armë që i përkiste të afërmit të saj teksa po shihte një lojë në një shtëpi në Florida. Vajza pas ngjarjes iu nënshtrua një operacioni dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Momentet e tmerrit janë regjistruar sekondë pas sekonde nga kamera e sigurisë të shtëpisë ku banon vogëlushja Serenity në Florida të Shteteve të Bashkuara, njoftojnë mediat e huaja.

I zoti i armës u arrestua nga policia. Ai është 23-vjeçari Orlando Young, i cili akuzohet nga drejtësia për pakujdesi në lënien e armës së zjarrit në divan, një vend lehtësisht i arritshëm nga vogëlushja, duke i kërcënuar jetën jo vetëm asaj, por edhe personave të tjerë në banesë.

Në pamjet në fjalë, Young shihet duke paralajmëruar vajzën që po shkonte drejt armës, duke i thënë “mos e prek” dhe më pas vazhdon të shikojë ndeshjen. Ndërkohë Serenity shihet duke marrë armën në divan dhe qëllon pa dashje veten.

Më pas ajo shpërthen në të qara nga dhimbjet, ndërsa Young lë telefonin për të kërkuar ndihmë te pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët shihen të vrapojnë nëpër shtëpi nga paniku, ndërsa vogëlushen e nxjerrin nga banesa dhe e çojnë në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco