Më shumë se gjysma e popullsisë së Karabakut ikën në Armeni

Më shumë se gjysma e popullsisë së Karabakut ikën në Armeni

12:15, 28/09/2023
A+ Aa A-

Më shumë se 65 mijë armenë kanë ikur prej Nagorno-Karabakut për në Armeni, ka thënë të enjten Jerevani, teksa vazhdon eksodi në këtë rajon të shkëputur, njofton Radio Evropa e Lirë.

Azerbajxhani e ka nën kontroll të plotë Karabakun prej javës së kaluar, pas një ofensive disaorëshe.

Deri në mëngjesin e së enjtes “65.036 persona të zhvendosur me forcë kanë kaluar në Armeni prej Nagorno-Karabakut”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë armene Nazeli Bagdasarian ( Nazeli Baghdasaryan ), përmes një deklarate.

Rreth 120.000 armenë etnikë vlerësohet se kanë jetuar në këtë territor deri në nisjen e ofensivës së Bakusë.

“Shteti është duke ofruar qendra banimi për të gjithë ata që nuk kanë strehim”, ka shtuar ajo.

Njëqind e 20 mijë armenë etnikë të Nagorno-Karabakut pritet të zhvendosen në Armeni.

Të dielën, Azerbajxhani e ka rihapur rrugën që e lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë – korridorin Laçin – nën mbikëqyrje të paqeruajtësve rusë, katër ditë pasi forcat separatiste armene janë pajtuar për t’i dorëzuar armët dhe për ta çarmatosur ushtrinë.

Kthimi i kontrollit të plotë të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak i ka nxitur armenët etnikë që të largohen nga ky vend.

I njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, Nagorno-Karabaku, i ndarë nga Bakuja para tri dekadave, ka qenë në qendër të dy luftërave mes dy popullsive, armenëve të krishterë dhe azerbajxhanasve kryesisht myslimanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco